Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë në zbritje në orët e para të ditës, por një rritje graduale do të sjellin orët e mesditës, ku do variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 15ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 20 ºC dhe në zonat bregdetare nga 10C në 22ºC.

Era do të fryjë në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat mund të sjellin reshje lokale.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin dhe temperaturat në qytetet kryesore.