Gjashtë ditë pasi doli nga kampi Al Hol në Siri dhe u kthye pranë familjes në Itali, Alvin Berisha është marrë në pyetje nga hetuesit italianë, në praninë e një psikologeje.
11-vjeçari shqiptar ka rrëfyer në një seancë të shkurtër detaje nga jetesa në kampin sirian pasi prokurorët dolën në përfundimin se Alvin është ende në gjendje shoku, edhe për shkak të traumës emotive që ka pësuar.
"Mami vdiq gjatë bomabrdimi në një sulm dhe unë isha pranë saj në atë moment. Sulmi nuk ndodhin në kampin ku unë ndodhesha tani. Ndodhi në një kamp tjetër.", ka thënë ai.
Alvini javën e ardhshme do ti nënshtrohet një operacioni për këmbën e plagosur nga bombardimet, gjatë sulmit ku e ëma humbi jetën. Prokruorët do të presin që vogëlushi të rikuperohet fizikisht dhe emocionalisht për ta pyetur sërish se si ka jetuar në Siri, ku ka parë të gjitha horroret e Kalifatit.





