Prezenca e OSBE në Tiranë, Këshilli i Evropës dhe NDI, (National Democratic Institute), do të mbajnë një tryezë të përbashkët në Tiranë.
Mësohet se tryeza do të mbahet më 19 nëntor dhe do të diskutohet për çështjet e financimit të partive politike dhe të fushatave zgjedhore në Shqipëri.
Raoportohet se OSBE kaq ftuar të marrë pjesë në këtë tryezë përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Partisë Socialsite, LSI-së dhe të gjitha partitë e tjera opozitare. Gjithashtu prezente do të jetë edhe shoqëria civile dhe KQZ.





