Jugu i vendit është mbërthyer nga moti i keq, me stuhi dhe reshje shiu.
Raportohet për deme materiale në disa restorante dhe ambiente të tjera shërbimi pranë bregut në Himarë.
Fotot e mëposhtme tregojnë sesi është dëmtuar lokali nga moti i keq dhe furia e dallgëve të detit. uji ka depërtuar deri brenda ambienteve të restorantit, ndërsa dëme materiale janë të konsiderueshme.





