IKMT ka përfunduar aksionin në zonën e “Astirit” për shembjen e banesave të cilat do të preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Mësohet se ditën e stome u shembën 33 objekte, ndërsa menjëherë ka nisur puna për largimin e materialeve inerte të këtyre banesave.
“Përfundon aksioni tek “Astir”. Vetëm pak momente më parë, mjetet e IKMT kanë prishur edhe objektin e 33-të në zonën e “Astirit”.
Nga operacioni që filloi mëngjesin e sotëm u prishën 15 objekte një katëshe, 11 objekte 2 katëshe, 6 objekte 3 katëshe dhe 1 objekt 4 katësh”,– ka njoftuar IKMT.
Shembja e banesave solli përplasje të ashpër mes banorëve të cilët mbronin banesat e tyre dhe forcave të policisë. Si pasojë e përplasjes mbetën të lënduar 7 banorë dhe 5 policë, të cilët u transportuan për në spital.
Ndërkohë, bëhet me dije se policia ka shoqëruar 20 banorë, të cilët dyshohen si përgjegjës të dhunës së ushtruar ndaj efektivëve.





