“Patek Philippe” është ora më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë dhe sipas CNN, çmimi marramendës i saj është 31.1 milionë dollarë.

Ora e blerë nga një person anonim në ankandin e mbajtur në Gjenevë është versioni i vetëm i prodhuar ndonjëherë në çelik inox dhe nën në pjesën e alarmit shënohet mbishkrimi; "I vetmi".

Ora ka tiparet që dikush mund të presë nga një orë luksoze, pllaka të forta prej ari 18 karat dhe është fiksuar me një brez prej lëkure aligatori të zi, të qepur me dorë.

Rekordi i mëparshëm për orën më të shtrenjtë u vendos përsëri nga një orë “Patek Philippe” e vitit 1932, e cila u shit për 24 milionë dollarë një blerësi anonim në një ankand të 2014-ës në Gjenevë.