Reperi 19-vjeçar, Lil Pump është kafshuar nga një gjarpër gjatë xhirimit të videoklipit të ri muzikor.

Ai publikoi në rrjete sociale një video ku tregonte dorën e tij të përgjakur pas kafshimit nga gjarpri, ndërsa shkruan:

“Thjesht u kafshova pak nga një gjarpër. Shpresoj të mos vdes.”

Reperi po mbante gjarprin në dorë, pasi zvarraniku do ishte pjesë e videoklipit dhe u pickua sapo një nga anëtarët e ekipit ia dha në dorë.

Gjithashtu zvarraniku u përpoq të kafshonte edhe një tjetër anëtar të ekipit.