Në evenimentin "MTV Europe Music Awards" përtej çmimeve ra në sy mënyra që kishin zgjedhur të ftuarit të visheshin.
Personazhi i cili tërhoqi vëmendjen e mediave evropiane dhe jo vetëm ishte modeli, Anwar Hadid, i dashuri i Dua Lipës.
20-vjeçari, i cili është vëllai i modeleve të famshme, Bella dhe Gigi Hadid e ka bërë zakon tashmë që të jetë në faqet e para të gazetave prestigjoze në botë.
Ai u shfaq në evenimentin "MTV EMA" me shapka, ndërsa çorapët e tij nuk kishin ngjyra të njëjta duke u bërë njeriu më i komentuar në rrjetet sociale.





