Barcelona mori një disfatë të papritur në transfertë ndaj Levantes, teksa u mposht me rezultatin 3-1. Ajo çka rëndoi më shumë në humbjen e skuadrës ishte fakti se blaugranët ishin të parët që kaluan në avantazh, ndërsa në pjesën e dytë pësuan golat për shtatë minuta.

Një përmbysje e cila ka lënë një shije të hidhur mes lojtarëve blaugranas. Antuan Grizman, madje nuk ka nguruar dhe ka folur drejtpërdrejt duke e cilësuar pësimin e golave si një faj për sjelljen në fushë ndërsa shtoi se duhet të sigurohen që të kjo situatë të mos përsëritet.

“Nuk ka një shpjegim logjik për ato shtatë minuta dhe kjo është shumë shqetësuese. Duhet të shohim çfarë gabuam. Ka shumë faktorë por ai rezultat na erdhi si pasojë e një “ blackout”. Mund të jetë çështje loje, por edhe çështje sjelljeje në fushë. Janë gjëra që ndodhin por duhet të sigurohemi të mos ndodhin më”.