Në disa vende të botës u festua Halloween, festa që nxjerr nga “ferri” shpirtrat e të vdekurve dhe njerëzit vendosin të vishen me maska të frikshme.
Festa ka përfshirë dhe aktorët e sportit nga çdo disiplinë, të cilët treguan maskat e tyre për festën e Halloween, dhe mesa duket maska që ka tërhequr vëmendje vjen nga hokej.
Rusi, Nikolai Lemtyugov ka tërhequr vëmendjen me kostumin e tij të Halloween. Lojtari i ekipit britanik, të Sheffield Steelers luajti kundër Manchester Storm me kostumin me fytyrën e Vladimir Putin.
Imazhi i presidentit rus bëri bujë në rrjetet sociale, fal Lemtyugov që u fut në pistë duke përshëndetur tifozët.
“Pritje pozitive vetëm. Faleminderit për mirëpritjen e ngrohtë dhe të gjithë ndihmën tuaj për të kaluar me sportivitet këtë vendim. Jo luftë! Nga Rusia me dashuri,” shkruan Nikolai Lemtyugov në “Instagram”.





