Zlatan Ibrahimoviç duket se nuk ndërmend të heqë dorë nga futbolli i luajtur dhe tashmë në mediat italiane qarkullon lajmi se ai mund të rikthehet në Serinë A.
Dëgjohet si një gjë e pamundur, por Bolonja është vënë në ndjekje të sulmuesit suedez. Ibra kërkon që ta mbyllë karrierën e tij në Europë, pasi cikli i tij në Amerikë është drejt përfundimit.
“Corriere Dello Sport”, bën me dije se Valter Sabatini pjesë e stafit të Bolonjës ka kontaktuar me Mino Raiolën dhe është folur për kalimin e sulmuesit në Itali.
E vetmja pengesë është një shifër prej 8 milionë eurosh që duhet Bolonja të japë në mënyrë që Ibra të lëre Los Anxhelos Galaksi. Duke pasur parasysh imazhin e suedezit, këto para mund të dalin nga sponsorat dhe shitjet e fanellave.
Ibra ka një marrëdhenie shumë të mirë dhe me trajnerin e Bolonjës Sinisha Mihajloviç, i cili e ka thënë hapur që e mirepret në skuadër.





