Një murgeshë është në pritje të një fëmije. Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe sicc shkruan “Gazzetta del Sud” edhe vetë murgesha është surprizuar nga ky lajm pasi nuk e di se cili është i ati.
E njëjta medie shkruan se gruaja besimtare që prej vitesh shërbente në një institut kolegjial ka shkuar të vizitohej në spital pasi ka pasur dhimbje të shumta por ka mësuar lajmin që s’e priste.
Ende nuk dihet emri i murgeshës dhe ky rast po mbahet pak i fshehtë por lajmi ka ‘marrë dhenë në mediat italiane.
“Nuk e di se kush mund të jetë i ati”– mësohet të ketë thënë murgesha.
Mediat fqinje shkruajnë se ky rast nuk është i vetmi pasi edhe një tjetër murgeshë kishte zbuluar se ishte shtatzënë, në zonën e Raguzës. Ka hipoteza që në jetë do të vijnë ‘fëmijë të shenjtë’, ndërsa të tjerë hedhin pistën e përdhunimit.





