Granit Xhaka është kthyer në një çështje në Angli, duke qenë se mesfushori shqiptar u largua në ndeshjen e fundit në kampionat duke ofenduar tifozët dhe duke hedhur në tokë fanellën e skuadrës.

Kur kanë kaluar disa ditë nga ajo ngjarje, Xhaka ka reaguar për herë të parë ku edhe ka sqaruar gjithçka që ka ndodhur. Ai ka kërkuar falje publikisht, duke kërkuar që të vazhdojnë së bashku me tifozët në rrugën për të bërë më të mirën për skuadrën e tij.

Xhaka zbuloi se ka marrë shumë mesazhe të cilat e kanë vrarë jo pak teksa ka shtuar se edhe është kërcënuar.

“Pasi mora pak kohë për të reflektuar në lidhje me atë që ndodhi të dielën, dua të doja të jepja më shumë një sqarim sesa një përgjigje të shpejtë.

Skenat që janë bërë në momentin që u zëvendësova, më kanë prekur thellë sepse unë e dua këtë skuadër dhe gjithmonë jap 100% në fushë dhe jashtë saj. Ndjenjat e mia nuk u kuptuan nga tifozët dhe komentet në ndeshje dhe rrjetet sociale gjatë javës së fundit dhe muajve më kanë vrarë thellë.

Njerëzit më kanë thënë gjëra si “Do të të thyejmë këmbët”, “Do të të vrasim gruan”, “Shpresojmë që vajza jote të ketë kancer”. Kjo më ka acaruar shumë dhe më çoi deri në anë pikë kur ndjeva braktisje nga stadiumi të dielën.

Në këtë situatë, e lejova veten të largohem dhe të reagoj në një mënyrë që nuk tregon respekt për tifozët që mbështesin skuadrën, ekipin dhe mua me energji pozitive.

Nuk ka qenë ky qëllimi im dhe më vjen shumë keq nëse njerëzit mendojnë kështu. Shpresoj të rikthehem në fushë me respekt të ndërsjellë, duke kujtuar fillimisht se pse ramë në dashuri me këtë sport. Le të shkojmë para të gjithë me pozitivitet. Granit”, shkruhej në letrën e Xhakës.