Kush nuk ka dëgjuar për marrëdhënien treshe të ish-miss Shqipërisë, Egla Harxhit. Ajo është komentuar gjatë për marrëdhënien e saj treshe me Alexandre de Basseville dhe Alesian.

E lidhur fillimisht me Alexandre de Basseville, por më pas romancës së tyre iu shtua edhe Alesia. Të tre madje edhe dhanë intervista së bashku. Mirëpo, disa muaj më vonë Alesia u shkëput prej çiftit. Egla u bë nënë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Luxifer.

Ish-miss Shqipëria është zhvendosur kohët e fundit në Tiranë dhe partneri i saj nuk i është bashkuar asaj dhe të birit. Kjo gjë ka shtuar dyshimet se dyshja i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Egla në një intervistë për “Story.al”. Ata të dy madje nuk do të bashkëpunojnë për asnjë projekt që kishin menduar ta realizonin në Shqipëri.

“Jo, s’kam më të bëj fare me Alen në asnjë formë. Tashmë jemi të ndarë, dhe jeta ime personale nuk është më publike. Pra e kam mbyllur me jetën publike, e po fokusohem kryesisht tek im bir, dhe te studio e arkitekturës me projekte në Shqipëri dhe jashtë saj”,-është shprehur Egla.