Forumi Rinor i PD-së Durrës ka akuzuar bashkinë për zënie të hapësirave publike. Ky forum ka postuar në rrjete sociale një foto ku duket një rrugë e Durrësit, në trotuarin e së cilës janë vendosur dy vendqëndrime biçikletash, që kanë zënë thuajse të gjithë hapësirën, ku kalojnë kalimtarët. Situata bëhet edhe më e vështirë për personat me aftësi të kufizuar.

“Injoranca e Bashkisë Durrës i tejkalon kufijtë e saj. Po njerëzit me aftësi të kufizuara ku duhet të kalojnë??”,– shkruhet ndër të tjera në statusin e FRPD Durrës.

Statusi i FRPD Durrës:

Injoranca e Bashkisë Durrës i tejkalon kufijtë e saj. Si duket nuk kanë ku të shpenzojnë paratë dhe nuk dinë ti bëjnë dy gjëra të rregullta.
A nuk duhet denoncuar bashkia per zenie te hapesirave publike?
Po njerezit me aftesi te kufizuara ku duhet te kalojne??