Një shans i artë vjen nga Italia për portierin shqiptar, Elhan Kastrati. Gardiani, i cili është pjesë e skuadrës së Peskarës në Serinë B do të jetë tashmë titullar i ekipit, për të paktën gjashtë javë.
Kjo për arsye se portieri i parë, Fiorilo ka pësuar një frakturë në dorën e majtë dhe duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një kohë të konsiderueshme.
Ish-portieri i Teutës në Kategorinë Superiore, është aktivizuar edhe në një ndeshje përgjatë këtij sezoni në Serinë B, ndërsa në takimin e fundit të Peskarës, hyri si zëvendësues pas dëmtimit të Fiorilos.
Kështu, 22-vjeçari do të ketë hapësira për të treguar vlerat e tij, mbase për të fituar edhe vendin e titullarit, ndërsa së bashku më të në fushë do të jetë edhe mesfushori shqiptar Ledian Memushaj.





