Një 21-vjeçare në Indi ka vrarë veten për shkak të ngacmimeve të vazhdueshme që i bënte bashkëshorti për ngjyrën e errët të fytyrës.
Policia nisi hetimet për burrin, i cili ende nuk është arrestuar, pasi babai i vajzës tha se ishte ai përgjegjësi për vdekjen e saj, pasi e poshtëronte vazhdimisht për shkak të ngjyrës së errët të fytyrës, gjë që e çoi drejt vetëvrasjes.
Nuk është hera e parë që talljet mbi ngjyrën e lëkurës kanë dërguar gratë drejt vetëvrasjes. Një 29-vjeçare vrau vetën në vitin 2014 pasi bashkëshorti e ngacmonte për ngjyrën e lëkurës.
Gjithashtu në vitin 2018, një 14-vjeçare i dha fund jetës pasi shokët e klasës e dhunuan dhe e quajtën të shëmtuar për shkak se kishte ngjyrë të errët lëkure.





