Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka ironizuar nismën e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili depozitoi këtë të martë në Kuvend një projekt-rezolutë, përmes të cilës synohet parandalimi i ndërhyrjeve të huaja në proceset elektorale në vend.

Në një postim në Facebook, Strazimiri shtron pyetjen se kush ka dalë i huaj nga ato që janë kapur duke ndërhyrë në zgjedhje si “Babloki? Damiani? Ulsiu? Gjushi? Niçja? Shullazi? Bajrajt? apo dhe Habilajt”.

“Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje” …?!Kush ka dalë “i huaj” nga ata që janë kapur duke ndërhyrë në zgjedhje: Babloki? Damiani? Ulsiu? Gjushi? Niçja? Shullazi? Bajrajt? Habilajt?Apo ka dalë ndonjë dosje tjetër veç “339” dhe “184”?”