Presidenti Ilir Meta ka ndodhet në Kroaci me ftesë të homologes së tij, Kolinda Grabar-Kitarović, me të cilën ka yhvilluar një takim.
Meta shkruan në Facebook se presidentja Grabar-Kitarović është një mike e shquar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, ndërsa thotë se Kroacia është një vend i rëndësishëm partner strategjik për vendin tonë.
POSTIMI I PLOTË
Gjithmonë kënaqësi e veçantë të takohem me një mike të shquar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Presidenten Kolinda Grabar-Kitarović dhe të vizitoj një vend të rëndësishëm partner strategjik, si Kroacia!
Gjatë bisedës shumë të dobishme që zhvilluam sot, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vendosur dhe pa rezerva që Kroacia i ka dhënë rrugëtimit europian të Shqipërisë, siç u dëshmua edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Europian.
Vlerësova shumë faktin që zgjerimi është prioritet në programin e Presidencës për herë të parë kroate të Bashkimit Europian.
Dokumenti i Partneritetit Strategjik Shqipëri-Kroaci, është tashmë korniza e bashkëpunimit dhe partneritetit tonë.
Arbanasit dhe komuniteti më i ri shqiptar në Kroaci, janë një urë e mirëfilltë miqësie dhe një garanci shtesë për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera.





