Edhe pse ndodhemi në fund te muajt tetor, Interi ka nisur që tani të mendojë për merkaton e verës së ardhshme dhe për goditjet me parametra zero.

Siç raporton “Corriere Dello Sport”, zikaltrit kanë hedhur sytë te tre lojtarë, të cilëve kontrata u skadon në verën e vitit 2020. Dy të parët janë pjesë e PSG-së, bëhet fjalë për Kurzavën dhe për Munier, të cilët verën e ardshme do të largohem si të lirë.

Gjithashtu Interi ka hedhur sytë edhe te Jan Vertongen, mbrojtësi belg i Totenhemit, që ngjason me operacionin e Godinit. Kjo për faktin se kanë karakteristika të përafërta dhe mbeti edhe ai i lirë si uruguajni.

Mbetet të shihet tashmë se çfarë do të ndodhë në janar, aty ku lojtarët në skadencë kontrate, kanë të drejtën të arrijnë marrëveshje për sezonin e ri.