Deputeti i opozitës parlamentare, Korab Lita ka mohuar faktin se është ai që kërcënoi Rudina Hajdarin.
Në një deklaratë për gazetarët jashtë Kuvendit, Lita tha se nuk ka kërcënuar askënd.
“Nuk kam kërcënuar askënd. Nuk mbaj përgjegjësi ndaj kërcënimeve për Rudina Hajdarin. Njësoj si Hajdari mund të jem kërcënuar edhe unë”, tha Lita.
Kryetarja e opozitës parlamentare tha në foltoren e Kuvendit sot se është kërcënuar në zyra dhe se është shantazuar nga deputetë.





