Në konferencën "Politika amerikane në Ballkanin Perëndimor", kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët sot janë më mirë se asnjëherë tjetër dhe kjo sipas tij, falë marrëdhënies me SHBA.
Gjatë fjalës së tij, Rama shtoi se SHBA është në themel të politikës së jashtme shqiptare.
"Sot shqiptarët në rajon janë më mirë se asnjëherë tjetër krahasuar të shkuarën. Kjo i dedikohet qasjes së SHBA-ve ndaj Shqipërisë dhe rajonit. Nëse sot Ballkani Perëndimor është një vend më i mirë kjo i dedikohet në radhë të parë SHBA. Është rrezatues i politikës së jashtme amerikane. Edhe pse jemi larg ende zgjidhje të paqes për sa kohë nuk ka një zgjidhje përfundimtare të konfliktit të trashëguar të Serbisë dhe Kosovës."





