Në Kosovë vijojnë negociatat për krijimin e qeverisë së re. Sot pritet të ketë një tjetër takim mes grupeve të punës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pritet që sot të diskutohet për çështjet ekonomike.
Dy partitë kanë deklaruar se kanë rënë dakord që qeveria e tyre të mos ketë më shumë se 12 Ministri.
Shumë shpejt do të ketë edhe një takim mes krerëve të partive Albin Kurti dhe Isa Mustafa.





