Është mbyllur në barazim pa gola përballja mes Bylisit dhe Teutës. Një sfidë tepër e luftuar, ku nuk munguan kartonët e kuq, si dhe rastet e shumta të shpërdoruara.

Ngec në shtëpi Bylisi, që ndryshe nga ndeshja e të mërkurës ndaj Tiranës, pasditen e sotme nuk shkopi më shumë se një barazim pa gola ndaj Teutës, skuadrës që i ka shkaktuar edhe humbjen e vetme këtë sezon.

Edhe sot ishin mallakastriotët ata që patën iniciativën, duke qenë vazhdimisht kërkues për fitoren, por mundësitë më të mira të shënimit i patën durrsakët, që ndryshe nga një javë më parë, sot luajtën me kokën lart dhe lanë shumë pak hapësira në mbrojtje.

Renato Arapi iu afrua ndjeshëm golit me një gjuajtje nga distanca, por topi u përplas në traversë, ndërsa shkodrani Uendi Veçaj testoi në 2-3 raste aftësitë e portierit Isli Hidi, por reagimi i këtij të fundit ishte fantastik, duke mos lejuar që topi të ndalet në rrjetë.