Eric Tse, i cili kohët e fundit është diplomuar në shkollën prestigjioze Wharton të Universitetit të Pensilvanisë në degën financë, është bërë milioner brenda një dite. Prindërit e tij, të cilët janë drejtor ekzekutivë të ‘Sino Biopharmaceutical Limited’, të martën që shkoi i kanë dhuruar djalit të tyre një të pestën e aksioneve të kompanisë.

Tse është nga Hong Kongu dhe njihet për jetën e tij luksoze dhe para se të bëhej milioner.

Në fotot e publikuara, 24-vjeçari shihet me modele të njohura si Bella Hadid, Lily Aldridge, por nuk mungon as fotoja me Rihannën, të cilën ai quan idhullin e tij.

Gjithashtu më 1 tetor, 70-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës, i riu Tse mori pjesë në festimet e Pekinit të hapura vetëm per personalitete të ftuar.

Deklarata e kompanisë të martën thoshte se prindërit e Tse kishin transferuar aksionet tek ai “për të përmirësuar menaxhimin dhe trashëgiminë e pasurisë familjare”.

Dokumenti u nënshkrua nga kryetarja e kompanisë, Theresa Tse – motra e Eric.