Një 2-vjeçar, që vuante nga një sëmundje shumë e rrallë, e humbi betejën kundër vdekjes dhe shkak u bë babai i tij i papërgjegjshëm.
Vogëlushi ishte diagnostikuar që 7 muajsh me një sëmundje të rrallë, atrofi muskulore dhe prindërit kishin bërë thirrje që të ndihmoheshin për të mbledhur para, pasi djalit i duheshin 90 mijë dollarë për një dozë ilaçi që ndalonte avancimin e atrofisë së muskujve të shpinës.
Qyteti i tyre, në Brazil, organizoi një maratonë dhe mblodhën rreth 250 mijë dollarë. Por pas kësaj babai e braktisi familjen dhe i tha gruas se po largohej për një lloj trajnimi.
Paratë e djalit mbaheshin në katër llogari të ndryshme, dhe babai kishte akses në dy prej tyre. Mamaja vuri re lëvizje të parave dhe nisi të ketë dyshime.
Policia nisi hetimin dhe e gjeti babain duke bërë jetë luksi në një hotel të shtrenjtë. Ishte i veshur me rroba stilistësh, orë të shtrenjta, dhe kishte shpenzuar 150 mijë dollarë nga paratë e djalit me drogë, alkool e prostituta. Babai u arrestua në korrik të këtij viti, ndërsa fëmija e humbi jetën më 17 tetor.





