Ish-deputetja e Durrësit, Fatbardha Kadiu, ka shtruar një pyetje në rrjete sociale duke marrë shkas nga arrestimet masive mes ish-drejtuesve të Hipotekës Durrës dhe zyrtarëve të Kadastrës, të kryera mbrëmjen e së enjtes dhe paraditen e së premtes në qytetin bregdetar.
“Gjeegjeze:
Sa zv/kryeministra, ministra dhe deputete do te jene ne sallen e gjygjit te grupit prej 20 vetash te kadastres Durres?!?!?!”,– shkruan Kadiu.
Kujtojmë se në seancën gjyqësore në Gjykatën e shkallës së parë Durrës për arrestimin e ish-drejtorit të Kadastrës Liridon Pula, pak javë më parë, ishte i pranishëm zv/kryeministri Erion Braçe, gjë që në atë kohë u komentua si presion ndaj gjyqësorit dhe prokurorisë.





