Pak ditë më parë, Lori Hoxha festoi 26-vjetorin e lindjes në një festë private përkrah mikeshave të saj më të ngushta.

Trashëgimtarja e Top Channel njihet për shpenzime marramendëse përsa i përket veshjeve, e nuk kishte se si të ishte ndryshe edhe në ditën e lindjes.

Ajo zgjodhi të vishte dy fustane, një me nuanca blu e rozë dhe me dekolte ndërsa i dyti ishte i mbuluar me kristale dhe i tejdukshëm.

Vetëm ky fustan sipas faqes  “whattheywearin” ka kushtuar plot 2500 euro dhe i përket firmës Alessandra Rich. Ndërkohë që vathët e po kësaj firme kanë kushtuar 275 euro.