Teuta ka nisur që të mendojë për transfertën me Bylisin që do ta zhvillojë në Ballsh, në orën 13:00, ditën e diel.

Në fakt, durrsakët shkojnë në një transfertë delikate pas asaj humbje në laç me rezultatin 3-0 që askush nuk e imagjinonte në Durrës.

Trajneri Blendi Shkëmbi dhe skuadra do të kërkojnë kthesën, ndërkohë që për këtë sfidë do të rikthehet dhe Uendi Vecaj që do të "pasurojë" edhe më shumë organikën e skuadrës durrsake që synon rikthimin te pikët e pse jo te fitorja në ndeshjen e radhës.

Teuta është i vetmi ekip që i ka shkaktuar humbjen Bylisit, pikërisht në ndeshjen e parë të këtij sezoni në "Niko Dovana", falë golit të Renato Arapit në të 65'.