Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk heq dorë nga vendimi për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar pavarësisht protestave nga artistë, përfaqësues të shoqërisë civile apo edhe qytetarë të thjeshtë.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj i bëri të qartë të gjithë atyre që vijojnë rezistencën dhe shprehen kundër shembjes së teatrit, se ndërtesa e re do të ndërtohet.
“Do të aplikojmë edhe koston e tarifën për teatrin e ri. Nuk ka iluzione, teatri do ndërtohet. Ndaj për ata që po lodhen te teatri, ruani energjinë”, tha Veliaj.





