Kohë më parë, reperi i njohur Drake ka bërë publikisht një deklaratë ku shprehej se kishte ndjenja për këngëtaren nga ishujt Barbados, Rihanna.

Që prej atij momenti mediat e huaja kanë qenë të fokusuara në raportin mes tyre. Por ajo që ka habitur më shumë është se këtë herë ata janë fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit duke befasuar fansat.

Mësohet se Rihanna ka qenë e pranishme në festën e ditëlindjes së Drake dhe më pas ajo është larguar me makinë. Duket se dy artistët kanë ruajtur një raport miqësor me njëri-tjetrin. Aktualisht Rihanna është në një lidhje të konsoliduar me biznesmenin Hassan Jameel.