Pasi Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi të martën një rezolutë, ku kërkon që Serbia të dënojë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, ka ardhur reagimi i ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Në një postim në Twitter, Cakaj ka përshëndetur këtë miratim ndërsa shkruan se Serbia po dështon në vënien para drejtësisë të përgjegjësve për krimet kundër shqiptarëve të Kosovës.

"Shqipëria mirëpret votën unanime të Dhomës së Përfaqësuesve mbi Serbinë për çështjen e vëllezërve Bytyçi. Serbia vazhdon të dështojë në ndjekjet penale të përgjegjësve për krimet e panumërta të bëra kundër shqiptarëve të Kosovës. Drejtësia duhet të vihet në vend"