Juventus ka riaktivizuar negociatat për të nënshkruar me një nga talentet e futbollit argjentinas. Prej kohësh bardhezinjtë janë vënë në ndjekje të Matias Soule, por për shkak të diferencave me drejtuesit e Velez Sarsfield operacioni ishte drejt dështimit ndërsa tani mësohet se Paratici ka arritur akordin me agjentin dhe familjen e 16-vjeçarit.

Ky i fundit nuk do të rinovojë kontratën me klubin argjentinas dhe do të zbarkojë verën e ardhshme në Torino ndërsa do të firmosë një kontratë me shumë bonuse me Juventusin ku fillimisht do të aktivizohet me të rinjtë.