EUROPOL ka publikuar pamjet e goditjes së bandës shqiptare që vepronte në Spanjë duke u bërë makth i lojtarëve të Realit të Madridit dhe Atletikos, pasi iu grabitën banesat.

Banda përbëhej nga katër shqiptarë dhe një spanjoll, të cilët janë arrestuar. Autoritetet spanjolle gjatë operacionit kanë sekuestruar stoli, makina luksoze, mijëra euro, por edhe medalje të Champions League të njërit prej lojëtarëve të Atletikos.

Thomas Partey, Álvaro Morata dhe Zinedine Zidane janë vetëm disa nga lojtarët dhe personalitetet e sportit që kanë rënë pre e grabitjes së shqiptarëve në Spanjë.

Shumë objekte të tjera, ende nuk janë gjetur ndërkohë që policia spanjolle po punon duke hetuar edhe në të tjerë persona të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar për të marrë gjërat më me vlerë të futbollistëve në kampionatin spanjoll.