Aktorja e njohur, Shay Mitchell vetëm para dy ditësh ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë. Por përmes një videoje, ajo ka treguar se procesi i sjelljes në jetë të fëmijës ka qenë tepër i gjatë dhe më i vështirë seç ajo e kishte menduar.
Shay dhe Matte Babel kanë filmuar gjithçka ka ndodhur atë ditë. Për shkak të dhimbjeve të shumta, ajo kishte vendosur të shkonte në spital shoqëruar nga i dashuri i saj.
Gjatë rrugës për në spital, aktorja ishte frikësuar sepse nuk po e ndjente më beben të lëvizte brenda saj. Në atë moment, Mitchell i ishte kujtuar aborti i vitit 2018 dhe kjo e kishte përkeqësuar edhe më shumë gjendjen e saj.
Pas 33 orësh dhimbje, Shay solli në jetë vajzën e saj. Në video dëgjohet e qara e fëmijës por edhe aktorja e cila shpërthen në lot kur dëgjon zërin e bebit të saj.





