29-vjeçari Cody Gregg, i ri u dënua me 15 vite burg për posedim kokaine. Por pas pothuajse 3 muajsh në burg një test laboratori vërtetoi se në të vërtetë substanca ishte qumësht pluhur.
I riu u arrestua më 12 gusht pasi një oficer policie e ndaloi për shkak se nuk kishte drita të pasme në biçikletën e tij. Oficeri i kontrolloi çantën e shpinës dhe gjeti një kuti kafe që përmbante një sasi të madhe pluhuri të bardhë.
Substanca doli pozitive për kokainë dhe Gregg u akuzua për trafik droge. 29-vjeçari u deklarua fajtor për posedim kokaine me qëllim shpërndarjen dhe u dënua me 15 vite burg.
Por disa ditë më pas gjykata tërhoqi dënimin pasi një test në laborator arriti në përfundimin se substanca e dyshuar për kokainë ishte në të vërtetë qumësht pluhur dhe i burgosuri u la i lirë të premten.





