Ava Karabatic është një ish-modele e Playboy, e cila së fundmi ka vendosur t'i befasojë të gjithë, pasi do të kandidojë për Presidente e Kroacisë.

Zgjedhjet në Kroaci do të mbahen në vitin 2020, ndërsa 31-vjeçarja ka vendosur të kandidojë dhe këtë e ka bërë të ditur vetë në rrjetin social Instagram.

"E kam vendosur, do kandidoj për Presidente. Politika është dashuria ime e dytë. Nuk mund të shikoj më gjithë këto gjëra të këqija që po i ndodhin vendit tim. Të rinjtë po ikin dhe numri i lindjeve është ulur",- thotë Ava në videon e publikuar.

Në platformën elektorale, Karabatic ka përfshirë rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e importeve, punësimin e të rinjve dhe ndalimin e aborteve pas javës së gjashtë të shtatzënisë.