Presidenti Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për ish-kryeministrin Sali Berisha, ndaj edhe në këtë përvjetor të këtij të fundit nuk mund të mungonte një urim nga kreu i shtetit.
Përmes një postimi në Facebook, Meta ka zbuluar se i ka dhuruar Berishës një buqetë me trëndafila të bardhë ndërsa shkruan se i uron shëndet dhe lumturi.
POSTIMI I PLOTË
GËZUAR DITËLINDJEN DOKTOR BERISHA!
Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi!
Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!





