Mjafton pjesëmarrja e një flamuri shqiptar për të tërbuar tifozët serbë. Ka qenë kjo situata në ndeshjen miqësore të skuadrës së Breshias përballë ekipit serb të Vojvodinës. Takimi i cili po luhej në Itali, u ndërpre pasi në tribunat anësore të stadiumit u shfaq flamuri kuqezi.
Ultrasit serbë reaguan menjëherë duke kaluar rrethimin e fushës, duke provuar të hiqnin flamurin. Nga ky invadim i fushës, gjyqtari vendosi të ndërpriste ndeshjen, pasi u shkaktua një rrëmujë e madhe.
Sakaq, pas takimit mediat serbe kanë pasqyruar lajmin, ndërsa sërish pretendojnë se janë provokuar. E cilësojnë si skandal dhe justifikojnë invadimin e fushës nga ultrasit e tyre. Megjithatë, kjo nuk është provokacija e parë…





