Policia e Durrësit ka arrestuar sot në flagrancë një 25-vjeçar.
Nga burimet zyrtare mësohet se shtetasi O.D., 25 vjeç, banues në fshatin Rinia, Durrës për motive të dobëta ka plagosur në kokë me mjet prerës (gërshërë), shtetasin E. I., 26 vjeç, banues në fshatin Rinia.
Aktualisht 26-vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".





