Emërohet nënkryetarja e re e Bashkisë së Durrësit, Etleva Kondi.
Nënkryetarja nga Tirana zëvendëson në këtë detyrë ish-nënkryetarin Sami Gjergji, i cili ishte një nga dy drejtuesit e lartë të bashkisë që dolën në pension, pas zgjedhjeve të 30 qershorit.
Ajo vjen në këtë detyrë pas një përvoje 24-vjeçare si drejtuese e një sërë sektorësh të rëndësishëm në pushtetin qendror.
Përvoja më e fundit e nënkryetares ka qenë si Drejtoreshë Ekzekutive në Agjensinë Kombëtare të Disporës.
Kondi është gjithashtu eksperte në planifikim strategjik dhe zhvillim, si dhe lektore në disa Universitete në Shqipëri.
Znj. Etleva Kondi ka perfunduar studimet ne Administrim Biznesi (1990 – 1995), ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti Ekonomik si dhe eshte Diplomuar njekohesisht ne Drejtesi. Formimin akademik pas-universitar e ka kryer nga Universiteti i Bordeaux, France ne bashkepunim me Universitetin Politeknik Tirane (2003 – 2004), ne degen Menaxhim Nderrmarjesh.
Gjithashtu eshte diplomuar, nga Qendra Nderkombetare e Ekselences ne Slloveni ne “Auditim Publik” Public Accounting. Gjate karieres se saj, Znj. Kondi ka kryer nje sere kualifikimesh ne Europe dhe Shqiperi mbi Menaxhimin e Nderrmarjeve, Transferimin e teknologjise, Menaxhim Financiar, Decentralizimin e Ujesjellesave nga Qeveria Qendrore ne ate Vendore, Studimi i Fizibilitetit dhe vleresimit te projekteve etj.
Znj. Kondi mban dhe titullin Eksperte Vleresuese e Pasurive te Palujtshme. Me nje pervoje njezet e kater vjecare. Znj. Kondi ka qene drejtuese e nje sere sektoreve te rendesishem ne pushtetin qendror. Ajo e ka nisur karreieren e saj ne vitin 1996, ne Ministrine e Privatizimit dhe paralelisht ka qene pjesemarrjese ne Keshillat Mbikqyres te shoqerive aksionere qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne sektore strategjike te ekonomise Shqipatre si psh Ujesjellesa, energji, transport ajror.
Ne detyren si Pergjegjese sektori, (Sektori i Privatizimit Strategjike prej 10 vitesh), ka trajtuar dhe shqyrtuar praktika te vleresimit te aseteve shteterore, si ne transformimin e Ndermarrjeve Shteterore ne publike, ashtu edhe ne privatizimet e sekoreve bankare, Transport dhe ne energji. Me tej prej gati 4 vjetesh, prane Agjencise se Prokurimit Publik, ka drejtuar Drejtorine e Interpretimit Ligjor dhe te Shqyrtimit te Ankesave te koncesioneve.
Znj. Kondi ka mbajtur postin e Shefes e PIU-t, prane OST Sh.a., prej 3 vitesh per t’u rikthyer ne Ministrine e Infrastruktures dhe Energjise, prej vitit 2013 ku ajo ka drejtuar per gati gjashte vite Drejtorine e Privatizimit, Prokurimit, Shpronesimeve dhe Koncesionit (me tej Drjetorine e Partneritetit Publik Privat ne Fushen e Infrastruktures dhe Energjise).
Pervoja saj me e fundit ka qene si Drejtoreshe Ekzekutive ne Agjensine Kombetare te Dispores. Znj. Kondi eshte eksperte ne planifikim strategjik dhe zhvillim, dhe lektore ne disa Univeristete ne Shqiperi.
Bashkepunimi i vazhdueshem me organizatat nderkombetare si Cooperazione Italiana, Delegacioni Europian ne Shqiperi, USAID, KfW, GTZ, ka bere te mundur zbatimin e nje sere projektesh te rendesishme, kombetare dhe rajonale. Zoteron shume mire gjuhen italiane, angleze dhe mire ate franceze.





