Një tjetër shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik pasditen e së dielës në Bomporto në Itali. Viktima është një 42-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Shqiptari drejtonte një automjet tip Chevrolet Aveo, makina e të cilit u përplas me një Peugeot. Dy mjetet përfunduan në kanalin në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, 42-vjeçari humbi jetën menjëherë. Ndërsa në makinën tjetër, mbetën të plagosur një burrë dhe një grua, jashtë rrezikut.

Dy ditë më parë, një 22-vjeçar shqiptar në Itali humbi jetën si pasojë e aksidenti, pasi u përplas me një pemë.