Një ngjarje shokuese ka ndodhur mbrëmë kur ish-portieri i Kukësit, Skënderbeut dhe së fundmi i Partizanit, Aldo Teqja, është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku ai banonte. Policia e Tiranës njoftoi që në fillim që dyshohej që ai të ishte vetë hedhur dhe se nuk bëhej fjalë për një rënie të paqëllimtë.
Klubi i Partizanit, në deklaratë që postoi në Facebook në lidhje me ngjarjen, nuk e mohoi në asnjë moment këtë lajm që qarkullonte.
Mësohet se Teqja në momentin e hedhjes kishte në duar bizhuteri të arta që dyshohet që të jenë të fejuarës së tij. Konfliktet me të dyshohet të jenë edhe arsyeja që shtyu 24-vjeçarin drejt këtij veprimi.
Teqja ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.





