Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është bërë pjesë e votimeve ditën e sotme, duke bërë zgjedhjen e saj. Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ajo ka ftuar të gjithë qytetarët që t’iu drejtohen kutive të votimit.
“Sot, kryva obligimin tim qytetar dhe votova për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote të përmbushin obligimin e tyre qytetar dhe demokratik. Vota e secilit prej jush vlen!”, shkruan Jahjaga.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën si pasojë e dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u thirr nga Gjykata e Hagës, për tu marrë në pyetje, i akuzuar për krime lufte.





