Shënohet incidenti i parë në zgjedhjet e Kosovës. Raportohet se në qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviç, procesi i votimit ka filluar me vonesë, pasi disa komisionerë serbë janë përplasur mes tyre për mënyrën e votimit.

Disa prej tyre kanë kërkuar që votimi të bëhet me letërnjoftim serb, ndërsa disa të tjerë kanë insistuar të respektohet vendimi i KQZ-së, që në veri të Mitrovicës të votohet me letërnjoftim të Kosovës.

Në Komunën e Mitrovicës janë hapur 28 qendra votimi me 104 vendvotime. Të drejt vote në këtë komunë kanë mbi 80 mijë votues. Qendra më e madhe votimit në Pejë është hapur me kohë.

Sipas menaxherit të qendrës, Arben Gjikolli, 93 mijë qytetarë me të drejtë vote kanë mundësi të votojnë në 23 qendra të votimit.