Klubi i Partizanit ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mbrëmje, ku portieri i dytë, Aldo Teqja është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit te zona e Komunës së Parisit në kryeqytet.

Partizani njofton se 24-vjeçari është aksientuar pas takimit Partizani-Teuta dhe ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Partizanit:

Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit.