Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën këtë mbrëmje ku një 24-vjeçar u vetëhodh nga kati i 6-të i banesës.

Mësohet se bëhet fjalë për portierin e dytë të Partizanit, Aldo Teqja. Ai është vetëhedhur nga kati i pallatit ku banon te zona e Komunës së Parsit në kryeqytet. 

Sipas burimeve zyrtare i  riu është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.