Pas disa ditësh qetësi, është rikthyer lëkundja sizmike e radhës në Durrës.

Sipas të dhënave paraprake të IGJEUM, një tërmet me mangitudë 2.8 ballë ka rënë pak minuta më parë, në orën 14:31.

Epiqendra ka qenë 16 km në verilindje të Durrësit dhe 15 km në perëndim të Tiranës, me thellësi 25 km.

Kjo është lëkundja e radhës pas lëkundjes së fundit të regjistruar më 1 tetor me magnitudë 3 ballë, në vazhdën e lëkundjeve sizmike të vazhdueshme pas tërmetit të fuqishëm të 21 shtatorit me magnitudë 5.8 ballë.