Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon zgjatjen e hetimit me 3 muaj për sa i përket dosjes 'Vol- vo 4'. Në këtë procedim nga Krimet e Rënda të pandehurit ndaj të cilëve kërkohet zgjatja e hetimeve janë 19 persona.
Kanë qenë Prokurorët Dritan Prenci e Vladimir Mara që kanë kërkuar nga Gjykata zgjatjen e hetimeve përtej normales.
Në Gjykata janë paraqitur: Hajri Seferi, Jasim Avdyli, Shkëlqim Avdyli, Astrit Avdyli, Saimire Xhepali, Altin Avdyli, Fatos dhe Denis Llaftiu, Esat Mehmeti, Elton Shehaj, Xhevahir ose Xhevi Ndoka, Xhevit Shuti, Flamur Celaj, Vehbi Berushi si dhe 80-vjeçari Mustafa Shuti, Pronari banesës në Brenog e Kukës ku gjet laboratori Heroinës.
Rreth një vit më parë, Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda finalizuan Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit” dhe ku u zbulua Laboratori i Heroinës në Has.
Të arrestuarit:
1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin“Cine”, nga Shijaku;
2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku;
3. Denis Llaftiu, nga Shijaku;
4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku;
6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina;
7. Ilirjan Prifti, nga Fieri;
8. Elton Shehaj, nga Tirana;
9. Armand Spiro, nga Tirana;
10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku;
11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku;
13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri;
15. Saimir Sulejmani, nga Fieri;
16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana;
17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra.
19. Artur Balla, nga Elbasani.





