Autoriteti Portual Durrës hap procedurat për plotësimin me staf për 4 vende të lira pune në Drejtorinë e Forcës së Sigurisë Portuale.
"Nëse dëshironi të bëheni pjesë e APD-së, ju bëjmë me dije se mund të aplikoni pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Promocionit. Për të gjithë kandidatët e interesuar janë 4 vende të lira për punonjës sigurie, në Drejtorinë e Forcës së Sigurisë Portuale Durrës. Pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Promocionit mund të gjeni kriteret e përcaktuara dhe dokumentacionin e kërkuar",– njofton APD në një njoftim për shtyp.
Aplikimet janë të hapura deri në datë 30.10.2019.





